• |
ide | kryesore

Trump sulmon John Bolton: Njeriu më budalla që kam pasur në qeveri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i SHBA në detyrë Donald Trump ka bërë akuza të forta ndaj ish-këshilltarit të për sigurinë John Bolton. Me një koment në Facebook, Trump shkruan se ai ishte një nga njerëzit më budallenj me të cilët ka punuar.

“John Bolton ishte një nga njerëzit më budallenj me të cilët unë kam pasur “kënaqësinë” të punoj në qeveri. Një njeri i shurdhër, vrenjtur dhe i heshtur që nuk bëri asgjë për Sigurinë Kombëtare përveç faktit se thoshte: “Jepi, le të shkojmë në luftë”. Gjithashtu, ai nxori në publik në mënyrë të paligjshme shumë informacione të klasifikuara. Një budalla i vërtetë!”, – shkruan Trump në Facebook.

Bolton u largua pas përplasjeve të forta me Trump sidomos për politikën e jashtme. Ai e ka akuzuar Trump se ishte impulsiv dhe i papaërgjegjshëm në marrjen e vendimeve. ©LAPSI.al



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *