• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni cfarë na bën Kazakistani: gol nga mesi i fushës pak sekonda nga goli i dytë i Ismajlit

-Instant, Sport, Video



Spektakël në Air Albania dhe këtë herë të gjithë bukurinë e jep Kazakistani, që reagon në kohë rekord ndaj golit të dytë të Shqipërisë. Pikërisht kur Ismajli mendoi se siguroi rezultatin me golin e dytë të shënuar në minutën e 23, vjen edhe befasia e madhe.

Nga mesi i fushës Abiken godet menjëherë duke e gjetur portierin Berisha jashtë kuadratit dhe duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm, që kthen me këmbë në tokë kuqezinjtë, duke e ngushtuar rezultatin në 2-1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *