• |
ide | kryesore

“5 mijë euro që të shohësh motrën”/ Zbulohen SMS-së pas zhdukjes së 19-vjeçares

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke i janë rikthyer historisë së zhdukjes se 19-vjeçares shqiptare Artemisa Vasili, nga Koropia. Ajo u largua nga shtëpia në 16 tetor dhe nga ajo kohë nuk ka asnjë shenjë. “Protothema” shkruan se avokati i familjes do të paraqesë një padi për zhvatje dhe mashtrim.

Kjo sepse vëllai i vajzës ka marrë disa mesazhe në celular ku një person i panjohur i kërkonte 5 mijë euro që të shihte sërish motrën. Mesazhet iu dhanë Prokurorisë së Krimit Kibernetik për hetime të mëtejshme. Hetuesit i kërkuan personit që të jepte një shenjë se vajza është gjallë, por ai nuk ktheu më përgjigje.

Avokati tha se autoritetet po kryejnë hetime dhe janë afër gjetjes së dërguesit të panjohur të mesazheve dhe se dyshohet se ajo është një grua. Babai i Artemisa tha se vajza e tij përpara se të zhdukej u tha se do të shkonte për një intervistë pune në një dyqan lodrash për fëmijë.

19-year-old Albanian girl Artemis Vasili has been missing since 5 days in  Greece - Oculus News

Nga hetimet rezulton se ajo nuk shkoi kurrë në dyqan. 19-vjeçarja kishte vetëm 40 euro me vete kur doli nga shtëpia. Ditën kur u zhduk, ajo kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë blu të hapur me vija të bardha dhe një çantë të zezë shpine. Prindërit e saj po bëjnë thirrje që fëmija i tyre të gjendet sa më shpejt dhe kushdo që di diçka të kontaktojë policinë. ©LAPSI.al

Zhdukja e 19 vjeçares shqiptare/ Vëllai merr mes - Syri | Lajmi i fundit Misteri/ Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare dhe mesazhi që i erdhi vëllait -  Gazeta Mapo

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *