• |
ide | kryesore

Bardhi pas vendimit për ‘Toyota Yarisin’: Askush nuk e pengon dot të vërtetën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar përmes Gazment Bardhi për vendimin e gjykatës për të pushuar akuzat për 4 nga 6 të pandehurit për çështjen e 3.4 milionë eurove që u gjetën të fshehura në dy “Toyota Yaris”.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, hetimet mund të mbyllen nga gjykatësit e lidhur me Taulant Ballën, por ata nuk mund ta ndalojnë zbardhjen e kësaj ngjarje.

“Ndërsa Edi Rama është i shqetësuar, se e kanë evidentuar si të vetmim Kryetar Partie që kandidatët i përzgjedh me krimin e organizuar, Taulant Balla ka patur hallin e mbylljes së hetimeve të Toyota Yaris e 3.4 milionë euro të kapura të padeklaruara. Ky është një krim i pazbardhur.

Gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës. Herët apo vonë, mbështetesit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë”, shkruan Bardhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *