• |
ide | kryesore

Boris Johnson vetëizolohet pasi zhvilloi takim me një zyrtar të infektuar nga Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është vetëizoluar në banesën e tij për dy javë pasi zhvilloi një takim me një zyrtar i cili më pas rezultoi pozitiv me koronavirus.  Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Johnson ka njoftuar se ai duhet të izolohet pasi ka pasur kontakt me një të infektuar. Ai shkruan se aktualisht nuk ka simptoma dhe se po ndjek të gjitha udhëzimet e mjekëve.

Johnson ka zhvilluar një takim që zgjati 35 minuta, ditën e enjte, me disa deputetë, këtu përfshirë dhe Lee Anderson i cili më pas rezultoi pozitiv. Kryeministri britanik në muajin prill, u infektua nga koronavirusi. Rikuperimi i tij nuk ishte i lehtë pasi për shkak të simptomave të rënda, ai u shtrua në terapi intensive ku qëndroi për disa ditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *