• |
ide | kryesore

Falenderime nga jeta e përtejme: Messi përfundon në një nekrologji!

-Instant, Sport



Lionel Messi po përgatitet për sfidën delikate të Argjentinës kundër Perùsë, por sidoqoftë përbën lajm në Spanjë, e këtë herë magjitë e tij me fanellën blaugrana nuk hyjnë fare. Në të përditshmen La Voz de Galicia, emri i Pleshtit shfaqet në faqen e nekrologjive. Asnjë homonim ose gabim në shkrim, por vetëm një falenderim në një mesazh publik në memorie të një burri 64 vjecar, që u nda nga jeta kohët e fundit.

Kështu shkruan epitafi: “Zoti Juan José Mariñ Padin. Me origjinë nga Vilxoan i është shumë mirënjohës Leo Messit për kënaqësinë që i ka dhuruar në fushë gjatë viteve të fundit të jetës”. Natyrisht nekrologjia në pak kohë u bë virale në rrjetet sociale, e kushedi nëse Leo në rast fitore, do ti dedikojë një gol tifozit të ndjerë, që tani do të vazhdojë të gëzojë magjitë e argjentinasit nga përtej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *