• |
ide | kryesore

Hoti: Do të nisim bisedimet shumë shpejtë për zgjedhjen e presidentit të ri

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se për zgjedhjen e presidentit të ri do të nisin shumë shpejtë bisedimet me partitë politike. Ai shtoi se rruga kushtetuese është e qartë.

“Besoj që kjo çështje do të marrë udhë, për disa ditë fillojmë bisedat me gjithë spektrin politik, për ta parë se si mund ta kalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, besojmë në një zgjidhje që është më e mira për vendin”, -pohoi Hoti.

Aktualisht postin e presidentes është duke e ushtruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila zëvendësoi Hashim Thaçin pas dorëheqjes.

Ky i fundit dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzave të Gjykata Speciale.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *