• |
ide | kryesore

Kryente marrëdhënie me nxënësit, mësuesja amerikane i shpëton burgut

Arkiva, Lapsi Leaks



Një mësuese amerikane është kapur nga bashkëshorti i saj në vaskë me një nxënës 16-vjeçar. Historia ka bërë xhiron e medieve pasi 35-vjeçarja Amanda Steele i ka shpëtuar drejtësisë. Në fillim ajo u dënua me 90 ditë burg, por pasi pranoi fajin gjykata vendosi të mos e akuzonte për krime seksuale.

Gjykatësi e dënoi vetëm me një dënim me kusht nga 3 deri ne 10 vjet burg duke sqaruar se ajo do të kryente dënimin e plotë nëse shkelte kushtet. Gjatë marrjes në pyetje për marrëdhënien e saj me djemtë, Steele pranoi se ata vinin në shtëpinë e saj, por refuzonte të tregonte emra.

Një nga djemtë tha se ajo madje i kishte filmuar me kamera raportet seksuale, por që më pas ato ishin fshirë. Në fillim ajo rrezikonte burgim të përjetshëm, por pas pranimit të fajit akuzat u reduktuan. Gruaja pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale edhe me një 17-vjeçar një herë në shtëpinë e tij dhe një herë në të sajën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *