• |
ide | kryesore

Kur do e kemi vaksinën anti-Covid? Flet Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria ka paguar kapar për vaksinën anti-Covid që pritet të prodhohet muajt e ardhshëm dhe qeveria po komunikon çdo ditë me Bashkimin Europian për të pasur akses në vaksinën e shumëkërkuar.

Kjo ishte kryefjala e reagimit të Edi Ramës sot në Kuvend, kur foli lidhur me negociatat për vaksinën anti-Covid që pritet të përdoret edhe në Shqipër, sikurse vendet e tjera të Europës.

Lexo më tej nga Lapsi.al: Vaksina anti-Covid drejt prodhimit/ Kur do e kenë shqiptarët? 

Rama se është paguar kapari për kompaninë “Covax”.

“Sot qeveria shqiptare ka paguar edhe kaparin për Covax. Ka hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar financiarisht aksesin në vaksinën që pritet të dalë për përdorim masiv në muajit që vijnë. Jemi në komunikim të përditshëm me BE, kam pasur bisedë të gjatë me presidenten, disa nga kryeministrat për të garantuar qartësi dhe siguri për aksesin në vaksinimin e popullsisë, duke marrë parasysh që vaksina do të dalë për sasitë e disponueshme nuk do të jenë menjëherë të atilla që do të mbulojnë të gjithë popullsinë e Evropës.

Ne kemi të njëjtën strategji për vaksinimin falas te grupet vulnerabël dhe për ta shtrirë të gjitha shtresat e shoqërisë. Sot jemi gati për të patur akses, dhe po punojmë për të patur aleancat e duhura, jam optimist që BE do të jetë gjithëpërfshirës në strategjinë e vet për të garantuar vaksinimin e popullsive dhe Shqipëria do të jetë pjesë”, u shpreh kryeministri nga foltorja e Kuvendit. ©Lapsi.al



4 Comments

  1. Ajo ç’ka po ndodh me atë parti sot, është as më pak, dhe as më shumë, profecia e asaj ç’ka do të ndodhë me kryetarin e saj pas 25 Prillit 2021. Gjithsesi Lulzimi e ka gati, “alibinë” e postzgjedhjeve dhe humbjes, i ka gati edhe emrat e “fajtorëve” që presin të akuzohen nga ai, si “vegla të Ramës”. Por gjithçka do të jetë një film i djegur, si mandatet e djegura, pasi fatin e tij politik, Lulzimi e ka vulosur qysh ditën e parë, kur rrëmbeu postin e pamerituar të kryetarit të asaj partie.Po flet stalini namyti

  2. Ti monster kur te vije Vaksina AntiCovid 19,do jesh ne Rusi,azilant !Ata e kane zakon te mire,te rrasin nje injeksion nga veshi e per nje max dy vite iken ne boten tjeter !
    Garancite per azil ne Rusi i ke marre nga Vuçiç,te cilit i sherben 100% !
    Premtimet nga ty jane si shendetesia falas,vdeksh monster !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *