• |
ide | kryesore

“Kur nervozohet, bëhet gogol”: Lozano tregon fytyrën e dytë të Gattusos

-Instant, Sport



Mos e nervozoni kurrë Gattuso, fjalë e thënë nga Hirving Lozano. Sulmuesi meksikan i Napolit ka folur për raportin e tij me teknikun në një intervistë për mikrofonët e TV Azteca Deportes në të cilin ka prekur disa argumente, duke filluar nga vështirësitë e sezonit të kaluar: “Gattuso ka një mënyrë të tij të të qenit, është shumë i drejtpërdrejtë, e kur nervozohet bëhet gogol” tha Lozano.

“Ka një karakter të fortë, prandaj duhet të adaptohesh e të mësosh sa më shumë të jetë e mundur – ka shtuar Lozano, që vitin e kaluar u përzu nga një seancë stërvitore nga tekniku – Tani mendoj se e kam kuptuar si të ndërveproj e si të administroj raportin tim me teknikun, eksperienca e vitit të kaluar më ka hapur sytë. Është një njeri i aftë, nuk kam asnjë dyshim”.

Lozano ndihet tani i maturuar sa të ketë një të ardhme në një prej skuadrave më të mëdha në botë: “Më pëlqen futbolli italian, është i vështirë por që kur mbërrita tek PSV Eindhoven kisha qëllim të matesha në një kamopionat më kompetitiv. Tani e arrita, por dua dicka tjetër. Në të ardhmen nuk mund ta dish kurrë cfarë mund të ndodhë, varet nga shumë gjëra. Janë shumë klube në të cilin më pëlqen të luaj, për të thënë një, Barcellona, por gjëja më e mirë për vitet e ardhshme do të ishte një klub në të cilin të arrija të integrohesha në mënyrën më të mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *