• |
ide | kryesore

Lëvizja Vetëvendosje: Balla nuk e përmendi në Kuvend fjalën gjenocid të Serbisë, tentoi ta zhvendoste temën

-Instant, Lajme, Të fundit
Themeluesi i “Lëvizjes Vetëvendosje” në Shqipëri, Boiken Abazi ka shkruar në rrjetet sociale se kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk ka pranuar vonesën e rezolutës për njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb, duke e devijuar temën përmes kanalizmit të saj te hetimi i PD-së për votën në Këshill të Evropës në favor të investigimit të padrejtë bazuar mbi raportin e Dick Marty.
Abazi shton se vetëm pak deputetë u shprehën pro dënimit të gjenocidit serb si dhe për nevojën e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për ta njohur dhe dënuar atë që ka ndodhur.
“Rezoluta që dënon gjenocidin e Serbisë dhe loja e Taulant Ballës
Taulant Balla foli sot në seancë plenare në lidhje me propozimin për rezolutën e vonuar të Kuvendit të Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë. Balla as nuk e permendi termin “gjenocid”, as nuk pranoi që është e vonuar, as nuk foli kundër Vuçiçit, por tregoi qartë se këtë kauzë synon ta deformojë duke e shndërruar në përplasje PS-PD. Komisioni që Balla ka propozuar më herët nuk ka asnjë lidhje me kërkesën për rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë nga Kuvendi i Shqipërisë. Madje, Balla tentoi ta relativizonte rëndësinë e kësaj rezolute të vonuar, pa përmendur se Shqipëria nuk e ka njohur kurrë zyrtarisht gjenocidin e Serbisë, pa treguar se Shqipëria do të ishte shteti i parë anëtar i OKB-së që do e njihte këtë gjenocid zyrtarisht përmes rezolutës, pa shpjeguar se termi “gjenocid” në të drejtën penale ndërkombëtare i tejkalon krimet e luftës, masakrat dhe spastrimin etnik, dhe e detyron Serbinë të mbajë përgjegjësi kolektive.
Taulant Balla tregoi sot se ka si synim vetëm ta transformojë këtë çështje në përplasje PS-PD, duke zhvendosur vëmendjen te hetimi i PD-së për votën në Këshill të Evropës në favor të investigimit të padrejtë bazuar mbi raportin e rrejshëm të Dick Marty, dhe hetimin e Lulzim Bashës dhe të tjereve si ai për angazhimin në UNMIK. Rikujtojmë se Ilir Rusmali, i PD, që votoi në Këshill të Evropës në vitin 2011 në favor të investigimit bazuar mbi raportin e Dick Marty, u propozua më vonë nga Rama dhe u votua nga Kuvendi i kontrolluar nga PS, një herë si këshilltari kryesor i jashtëm për reformën aktuale zgjedhore që konsolidoi autoritarizmin elektoral në Shqipëri në favor të Ramës; pastaj, në tetor të këtij viti, po me propozim të PS, Rusmali u votua si një nga 5 anëtarët e KAS – Komisionit për Ankesa dhe Sanksione në KQZ, që do të menaxhojë zgjedhjet e 25 prillit.
Është për t’u vlerësuar qëndrimi i sotëm i deputetëve Ralf Gjoni dhe Kostaq Papa që folën në seancë plenare për gjenocidin e Serbisë dhe nevojën për rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për ta njohur e dënuar këtë gjenocid. Në këtë pikë ata i bashkohen edhe deputetëve Mimi Kodheli dhe Erion Piciri, si dhe PDIU-së, që kanë kërkuar publikisht të miratohet kjo rezolutë në lidhje me gjenocidin e Serbisë, e cila nuk ka asnjë lidhje me lojërat e Taulant Ballës. Është e turpshme që ende të vonohet rezoluta në Kuvend, dhe aq më keq të transformohet.
I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit ta çojnë para rezolutën pa u përfshirë në lojrat e Ballës, i cili nuk pati sot as guximin ta thoshte fjalën gjenocid nga foltorja e Kuvendit!”, shkruan Abazi.


1 Comment

  1. Ajo ç’ka po ndodh me atë parti sot, është as më pak, dhe as më shumë, profecia e asaj ç’ka do të ndodhë me kryetarin e saj pas 25 Prillit 2021. Gjithsesi Lulzimi e ka gati, “alibinë” e postzgjedhjeve dhe humbjes, i ka gati edhe emrat e “fajtorëve” që presin të akuzohen nga ai, si “vegla të Ramës”. Por gjithçka do të jetë një film i djegur, si mandatet e djegura, pasi fatin e tij politik, Lulzimi e ka vulosur qysh ditën e parë, kur rrëmbeu postin e pamerituar të kryetarit të asaj partie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu