• |
ide | kryesore

“Mos resht kurrë të luftuari për ne”: mesazhi i Pele për kampionin Hamilton

-Instant, Sport



Edhe një legjendë e futbollit si Pelé ka komplimentuar Lewis Hamilton për titullin e shtatë botëror në F1. Braziliani madje e ka bërë duke lëshuar një apel që shkon përtej sportit. “Mezi pres të të shoh të triumdosh për herë të tetë. Komplimenta e vazhdo të luftosh për të gjithë ne”, ka shkruar kampioni brazilian në rrjetet sociale.

“Ky djalosh i jashtëzakonshëm – shkruan Pelé – më emocionon, sepse i dua shumë garat, ekzaktësisht si bënte miku im i madh Michael Schumacher”.

Hamilton i ka publikuar të gjithë komplimentat e ardhur në profilin e tij: nga ai i Felipe Massa tek Neymar e Beckam, përfshirë edhe shumë video të tifozëve të thjeshtë që i kanë dërguar mesazhe pas triumfit në GP e Turqisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *