• |
ide | kryesore

Mosmarrëveshje me Zidane, Isco i dedikohet kinematografisë: aktor në Rusi bashkë me gruan

-Instant, Sport



Punët nuk i shkojnë fare mirë tek Real Madrid, por jo cdo e keqe vjen për të bërë keq. E kështu, rruga e suksesit për Isco është hapur në një tjetër fushë: atë të kinematografisë. Në 19 nëntor do të dalë në Rusi komedia “Quarantine Stories” me protagonist kryesor mesfushorin e Real Madrid e kombëtares spanjolle.

Bashkë me të shoqen Sara Salamo, ata do të interpretojnë një cift të martuar. Bëhet fjalë për një rrëfim të pesë historive ironike mbi pasionet e një cifti në izolim total. Filmimet janë bërë gjatë karantinës së të dyve, duke përdorur një smartphone. Regjia u zhvillua në distancë, ndërsa aktorët u filmuan. Më 18 nëntor, premiera në Moskë do të shfaqet në kinemanë Formula Kino TsDM.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *