• |
ide | kryesore

Nga 215 euro për emigrantë/ Arrestohet korçari që transportonte sirianët

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar një 32-vjeçar nga Korça i cili transportonte drejt Tiranës, 4 emigrantë sirianë me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës prej 215 euro secilit. Drejtuesi i mjetit, D.M. është ndaluar në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, nga pamjet e policisë duket qartë se një nga emigrantët ka qënë i fshehur në bagazhin e mjetit.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në të cilin kishte 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *