• |
ide | kryesore

OSBE prezanton ambasadorin e ri në Tiranë/ Kush është italiani me karrierë të gjatë diplomatike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prezantohet kryetari i ri Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Ai është Vincenzo Del Monaco, i cili ka mbi 23 vite karrierë në shërbimin diplomatik Italian.

Përpara se t’i bashkohej Prezencës në Shqipëri, ambasadori Del Monaco ishte ambasador i Italisë në Armeni dhe, më parë, ambasador i Italisë në Malin e Zi.

Gjithashtu, ai ka shërbyer në Pekin; në Përfaqësinë e Përhershme italiane në Bashkimin Evropian, në Bruksel; si edhe në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.

Ai u diplomua shkëlqyeshëm nga Universiteti “La Sapienza” i Romës; zotëron diplomën Master i Drejtësisë në Studimet e Larta Ligjore Evropiane nga Kolegji i Evropës në Bryzh; si edhe një diplomë nga École Nationale d’Administration.

Ambasadori Del Monaco mban titullin e Urdhrit të Meritës (Commendatore) të Republikës së Italisë, titullin Kalorës të Legjionit të Nderit francez dhe Urdhrin e Flamurit Malazez të rangut të dytë. Ai flet italisht, anglisht dhe frëngjisht. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Del Monaco do të zëvendësoje në këtë detyrë, ish-ambasadorin, Berndt Borchard.



3 Comments

  1. Ja ku po na vjen nje tjeter gjysh nga Italia qe ta pleqerojme ne.
    Shpejt furnizohuni me pelena nje perdorimeshe, formati max.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *