• |
ide | kryesore

PD sulmon Top Channel: “Përbuzini mercenarët e Ramës”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Përbuzeni Edi Ramën dhe mercenarët e tij”. Ky është thelbi i një deklatate të Partisë Demokratike pas lajmeve të publikuara për ditë me radhë nga Top Channel, që theksojnë përfshirjen e Lulzim Bashës në hetimin e krimeve të UÇK-së.

Kaseta e masakrës së Krushës/ Dëshmitari Dash Peza jep një tjetër version nga kameramani Bellanica

“Partia Demokratike përbuz me neveri maskaradën e orkestruar nga Edi Rama dhe Top Channel kundër kreut të opozitës Lulzim Basha. Deklaratat e fabrikuara janë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës dhe të pasurimit të paligjshëm të mercenarëve të tij, të fshehur pas incineratorëve. Në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së. Ky është një fakt i konfirmuar edhe nga ish- Kryeprokurori i EULEX, ëilliamson” thuhet në deklaratën e PD-së.

Andi Bushati:Një sprovë për të shpëtuar tradhëtarin Basha

Top Channel transmetoi sot një intervistë me Latif Gashi, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit i dënuar për krime gjatë luftës

Ai është një nga luftëtarët e UÇK që është arrestuar nga UNMIK dhe është dënuar me akuzat për krime lufte. Ai tregoi se në arrestimin e tij ishte i pranishëm Lulzim Basha që edhe pse i maskuar ai kishte mundur ta njihte.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Hahahah Blushi i Partise!
    Sherbimnte vyer po i ben Padronit Bastard te Kristaqit.
    Rrezik Kiço s’e ka te vetin kete birbo.
    Por punen e ben gjithsesi, me muhhammmad velite

  2. Çdo Shqiptar qe ndjehet i tille,duhet dhe ndjehen te fyer nga nje media kombetare qe manipulon opinionin publik me deshmitar mjeran te rreme dhe me nje burim te vetem informacioni !
    Sherbimi politik i ketij lloji ndaj qeverise se monstres edvin rama eshte rast i paprecedent ne historine boterore mediatike !Sot Dashi i Edvin Rames,bashkjetuesi i tij per disa vite ne Peze,konfirmoi dezinformimin e Muahut Veliut,hundeçit te keqperdorur te Top Channel !
    Drejtesia e Kinezes Kim qe ka besim te SPAK,e vetmja ne Shqiperi qe eshte marrosur pas saj,duhet te filloje hetimin ndaj medias zedhenese te inceneratireve dhe mafies se plehrave !
    Mafia qeveritare e plehrave,sherbimet e huaja dhe nderkombetaret e kapur po bashkpunojne ne kurriz te lirise,demokracise dhe te ardhmes Europiane te Shqiperise !

  3. GJERAT DUHEN PARE ME QETESI DHE ME ARESYE TE MATUR E TE PESHUR.NUK DUHET QE T’I BEHET TIFOIZLLERK I SEMURE AS AVOKATIA POLITKES DHE POLITIKANEVE SHQIPTARE. ZULLUMQARET PO PERPLASEN MES VETES, DHE NGA KJO SHQIPTARET MESOJNE TE VERTETAT SI ATO TE KALUARA POR EDHE ATO TE SOTME.

    ASNJE POLITIKE NE SHQIPERI NUK KA QENE E INTERESUAR PER KOSOVEN , PASI NUK KA SI TE JETE E TILLE AJO PROKOSOVE KUR SHIKON SE NE CFARE DEREXHEJE KA 30 VITE KU ESHTE KATANDISUR VETE SHQIPERIA PREJ POLITIKANEVE TE SAJ.

  4. Disa dëshmi dhe fakte të publikuara ditët e fundit kanë kompromentuar rëndë figurën e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i cili së bashku me kunatin e tij, Erion Isufi dhe Argita Berisha, akuzohen se kanë punuar pas lufte në Kosovës kundër UÇK-së.

    Por, një nga shqiptarët me të akuzuar pro Millosheviçit dhe kudra UÇK-së është Sali Berisha. Në seancën plenare të Parlamentit të datës 19 mars 2008, katër ditës pas Gërdecit, Ilir Meta, sot President, ka akuzuar Berishën se ishte kundër bombardimit nga NATO të makinerisë së luftës së Millosheviçit

  5. Në kësij historish të stisura kjartazi me qëllim për të baltosur liderët e PD, pikërisht nga ish PPSH e media e Top Channel, zëdhënësija me e zellëshme e saj, ka një shtrëmbërim paradoksal të së vërtetës historike për Kosovën.
    Është i njejti shtrembërim që ju bë edhe historisë së Shqipërisë nga diktatura enveriste.
    Është një fakt i pakundërshtueshëm flagrant historik, se Partia komuniste shqiptare e quajtur më vonë me kërkesën e Stalinit Partia e Punës, lindi e u formësua nga Lidhja komuniste e Jugosllavisë , konkretisht me emra të njohur të emisarëve të saj, Mugosha , Popoviç etj.
    Në gati pesë dekadat e diktaturës komuniste, Shqipëria e filloi si një vasale e Jugosllavisë komuniste duke u rrezikuar që të bëhej një republikëe shtatë e saj.
    Nuk ishte “patriotizmi” i Enverit, ai që solli shkëputjen e Shqipërisë nga Jugosllavia titiste në vitin 1949.
    Ishte thjeshtë frrika e Enverit se mos humbiste pushtetin e tij personal kur pa se jugoslllavët po mbështesnin Koçi Xoxen, e kur pa se Tito u prish me BS, u “trimërua” të shkëputej mga prindërit e tij jufosllavë.
    Asnjëherë nuk e konsideroi PPSH Kosovën si një pjesë të kombit shiptar e në pesë dekada, ndonëse ishte një shtet antar i Kombeve të bashkuara, asnjëherë qeveria komuniste nuk e ngriti në OKB çëshjtjen e Kosovës.
    Jo vetëm kaq, por partia komuniste shqiptare si aleate e jugosllavëve, në fund të luftës së dytë botërore, lejoi e bile bashkëpunoi me ushtrinë jugosllave, për masakrën barbare të Tivarit, ku mbrenda pak ditësh u vranë rreth 4000 djem të rij shqiptarë të pa armatosur të viseve të Jugosllavisë, me akuzën si ballistë e gënjeshtrën si bashkëpuntorë me pushtuesit nazistë.
    Nëse do ti hyhej një studimi të plotë të viktimave shqiptare të luftës, numuri i shqiptarëve të vrarë nga komunistët sllavo-shqiptarë, do të dilte ku e ku më i lartë se numuri i fryrë i dëshmorëve të vrarë nga nazi-fashistët pasi shqiptarët antikomuniste u msakaruan në të dy anët e kufijve shqiptaro-shqiptarë, për 5 dekada , nërsa Lufta e dytë në Shqipëri zgjati vetëm 5 vite.
    Le të kthehemi tani në historinë e këtyre 30 viteve të përnbysjes së sistemit diktatorial komunist.
    Pas pesë dekadave, është partia demokratike me president Berishën, që sapo erdhi në pushtet, ngriti me forcë në OKB problemin e Kosovës pas vitit 1992.
    PPSH e kthyer me emrin parti socialiste, vazhdonte edhe pas vitit 1992 ti quante shqiptarët e matanë kufirit , jugosllavë.
    Ndërkaq , duke qenë tërësisht të ndarë me Shqipërinë , shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë , nëpërmjet propogadave mashtruese të RTSH e ambasadave enveriste, e quanin Shqipërinë “shtetin amë” e liderin komunist Enver Hoxha një patriot të madh që i digjej zemra për ta.
    Kur u hapën kufijtë, e shqiptarët e Kosovës e viseve të tjera e panë me sytë e tyre se ku e kishte katandisur Enveri “nënën” Shqipëri, një pjesë e madhe e tyre e kuptuan që ishin mashtruar, por pati edhe shumë prej tyre që të organizuar në grupe “marksiste leniniste” vazhdonin ta quanin Enverin hero.
    Në Kosovë ndërkaq , që në fillim vitet 90, Rugova krijoi partinë e parë shqiptare antikomuniste që u quajt Lidhja demokratike, arriti që në ilegalitet të behen zgjedhjet e të zgjidhet si president.
    Në pamundësi të krijimit të një qeverie legale në Kosovën e pushtuar, u krijua në ekzil qeveria shqiptare që filloi edhe ndërtimin e ushtrisë çlirimtare të quajtur FARK.
    Strategjia e Rugovës u quajt “gandiste” pasi ajo u tregua e matur për të kaluar menjëherë në konfrontim ushtarak, me makinën tepër të fuqishme luftarake të Serbisë së Millosheviçit që pati bërë masakra të përbindëshme në Bosnje e gjetkë, por synonte që të ndikonte tek fuqitë e mëdha , për ti ndërgjegjesuar ato , se kauza e shqiptarëve ishte e drejtë.
    Fatkeqësisht, faktori ndërkombëtar, ndonëse e vlerësonte shumë Rugovën, nuk ndërmori veprime , e bile në marëveshjen e Dejtonit, problemi i Kosovës nuk u trajtua fare..
    Kjo solli edhe dualitetin politik me disa emigrantë shqiptarë të Kosovës në vende të ndryshme të Europës, midis të cilëve kishte edhe “marksistë-leninistë” që filluan me aksionet guaerile që çuan më vonë në krijimin e UÇK.
    KJo kohë përkoi edhe me vitin e mbrapshtë 1997, kur e majta shqiptare erdhi përsëri në pushtet me “revolucionin e vonuar demokratik” , siç e ka quajtur “akademiku” majtist Qose, një kundërshtar i egër i Rugovës.
    Për të mos u zgjatur më tej me historinë, po përmend vetëm një ngjarje që akoma edhe sot nuk është zbardhur.
    Në Tiranë, kur në pushtet rierdhën përsëri punistët, u vra ministri i mbrojtjes së qeverisë në ekzil të Rugovës, Ahmet Krasniqi.
    Ka mbi njëzet vite që kjo vrasje e shumë të tjera, nuk ka qenë e mundur që të zbardhen se kush kanë qenë autorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *