• |
ide | kryesore

Protestat kundër Lukashenkos, mbi 1100 të arrestuar

-Instant, Lajme, Planet



Kanë kaluar disa muaj që nga fillimi i protestave kundër regjimit të Lukashenkos në Bjellorusi, megjithatë qytetarët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Në protestën e së dielës, policia bjelloruse arrestoi më shumë se 1.100 njerëz. Kërkesat e qytetarëve vazhdojnë të jenë të njëjta, largimi i presidentit Lukashenko dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Grupi i të drejtave të njeriut Vyasna tha se shumica e arrestimeve u kryen në Minsk, ku forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra demonstrues. Arrestimet e djeshme shënuan një rekord sa i përket numrit në një ditë të vetme, ndërkohë që nga gushti mendohet të jenë arrestuar të paktën 25.000 persona, mes tyre edhe shumë gazetarë. Liderja e opozitës në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare për demonstruesit. Tsikhanouskaya  së bashku me shumicën e e liderëve të opozitës u detyruan të largohen nga Bjellorusia menjëherë pas zgjedhjeve të muajit gusht. Lukashenko, i cili ka drejtuar Bjellorusinë për 26 vjet, më 13 nëntor u zotua se nuk do ta dorëzojë pushtetin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *