• |
ide | kryesore

Psg e ekzagjeron me pagën e Ramos: kontrata e francezëve nxjerr jashtë loje cdo klub që e kërkon

-Instant, Sport



Kontrata e Sergio Ramos përfundon në 30 qershor e Real Madrid është i gatshëm ta rinovojë vetëm për një vit plùs një tjetër të lidhur me një seri pikash që mund të ndërpresin bashkëpunimin në rast dëmtimesh të një niveli të rëndë. Kapiteni, që është flamur i klubit ka bërë të ditur se, edhe pse ka ndërmend të tërhiqet me fanellën e blancos të veshur, pretendon se meriton të paktën 2 vjet normal kohëzgjatje kontrate.

Tek Real nuk duken shumë të bindur, duke parë moshën e lojtarit (34 vjec) që nga 1 janari 2021, sidoqoftë, mund të zgjedhë destinacionin që dëshiron. Sipas asaj që bën të ditur “As”, Psg është gati për sulm me një ofertë super: kontratë tre vjecare me 20 milionë neto në vit. Shifër që asnjë skuadër tjetër e interesuar për Sergio Ramos, nuk ka ndërmend ta barazojë. E edhe pse të gjithë tifozët e Real nuk mund ta imagjinojnë një skuadër të ardhshme pa të, drejtuesit kanë lëvizur prej kohësh për Alaba të Bayern Mynih, një tjetër mbrojtës i kërkuar nga klubet më të mëdha europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *