• |
ide | kryesore

“Serie A vazhdon edhe nëse gjithcka mbyllet”, presidenti Dal Pino kërkon edhe rikthimin e basteve

-Instant, Sport



“Në rastin e një mbyllje të re (lockdoën) kombëtare, kampionati i Serie A nuk do të ndalet e do të vazhdojë përpara, nuk shoh asnjë motiv për ta ndërprerë”. Pozicioni i presidentit të Ligës së futbollit Paolo Dal Pino është i qartë e i vendosur. Pastaj edhe një batutë mbi asamblenë e të mërkurës, që do të jetë vendimtare për hyrjen e fondeve në futbollin italian. “Unë mendoj se fruti është pjekur – ka thënë Dal Pino -. Kanë kaluar disa muaj pune intensive e në ditët e fundit Komiteti ka kryer një punë të madhe. Eshtë e shkëlqyer fakti që Liga mund të ketë një partner për një sektor që ka mbërritur në fund”.

Çfarë i kërkon Qeverisë bota e futbollit? “Kam thënë që kemi humbur rreth 600 milionë euro këtë vit, për shkak të masave shtrënguese – ishte përgjigja e presidentit të Ligës së Serie A -. Kemi kërkuar, si të gjithë sektorët e tjerë, të ketë masa lehtësuese. Ne paguajmë mbi një miliard kontribute në vit dhe kërkesa jonë është të shtyjmë kushtet e pagesës. Ne nuk kërkuam para nga arkat e shtetit”.

“Ne kërkuam edhe një tjetër gjë të rëndësishme për ne – shtoi Dal Pino – që është rifutja e basteve për 24 muajt e ardhshëm. Eliminimi i këtij elementi të sponsorizimit, i cili ekziston në të gjithë Evropën, ka larguar miliona sponsorë. Ne i kemi shkruar Qeverisë në më shumë se një rast dhe unë kurrë nuk kam marrë një përgjigje me shkrim, dhe kjo vlen edhe për Gravinën. Unë shoh që në Angli Johnson personalisht është angazhuar për disa çështje të Premier, por gjithashtu edhe Merkel e ka bërë në Gjermani. Futbolli nuk është vetëm një industri e rëndësishme, por është gjithashtu pjesë e ADN-së italiane”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *