• |
ide | kryesore

Shtohet numri i të infektuave me Covid-19 në Vlorë, ndër ta dhe punonjës të administratës

-Instant, Lajme, Të fundit



27 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të hënë në Vlorë.  Rastet e prekura me Covid janë 2 punonjëse në kopshtin numër 2, dy punonjës pranë drejtorisë së policisë dhe drejtorisë së Kufiri dhe emigracionit. Mes të infektuarve me koronavirus të konfirmuar gjatë orëve të fundit në këtë qytet janë: infermierë, punonjës pranë ujësjellësit, qendrës ekonomike dhe pranë bashkisë Vlorë. Ndërsa rastet e tjera janë kryesisht familjarë të rasteve të mëparshme.

Këtë të hënë në vendin tonë është shënuar një rekord infektimesh dhe janë konfirmuar 602 raste të reja dhe kanë humbur jetën 8 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *