• |
ide | kryesore

Studimi/ Ndikimet e pandemisë te njerëzit që punojnë nga shtëpia

-Instant, Lajme, Planet



Pandemia e koronavirusit ka ndikuar që pjesa më e madhe e njerëzve të punojnë nga shtëpia. Një raport i ri tregon se puna nga shtëpia mund të çojë në një rritje të racizmit dhe paragjykimeve.

Studimi i Anglisë dhe Uellsit për Institutin Woolf tregon se miqësitë në vendin e punës janë çelësi për të prishur idetë e gabuara.

Themeluesi i Institutit Ed Kessler tha se ndërsa më shumë njerëz punojnë nga shtëpia, ata rrezikojnë të bëhen shumë të izoluar dhe ta kenë të vështirë të kthehen në jetë sociale.

Ai u bëri thirrje ministrave të përqendrohen në zyrat dhe vendet e punës si një zonë “jetësore” për përmirësimin e marrëdhënieve me komunitetin.

Studimi, i kryer nga kompania e sondazheve Survation për Woolf Institute, e cila hulumton marrëdhëniet ndërfetare, anketoi 11,701 njerëz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *