• |
ide | kryesore

Tirana pushtohet nga ambasadorët italianë, tani edhe në krye të OSBE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Tirana mund të jetë nga qytetet e rralla në botë, ku nuk ka një  por tre ambasadorë italianë në të njëjtën kohë. Pak kohë më parë në krye të ambasadës italiane, u vu ambasadori Fabrizio Bucci.



Përpara tij ambasada së BE në Shqipëri filloi të drejtohej nga italiani Luigi Soreca

Luigi Soreca | Albania Global FDI Reports

OSBE nga sot do të ketë një ambasador të ri në Shqipëri, dhe ai do të jetë sërish një bashkatdhetar të dy të parëve Vincenzo Del Monaco, i lindur në Puglia të Italisë. Ai do të zëvendësojë ambasadorin gjerman në largim, Bernd Borchardt.

Lajmin e bëri të ditur zyra e OSBE-së në Tiranë duke njoftuar se do të zëvendësojë ambasadorin gjerman në largim, Bernd Borchardt.

Për 23 vite, Del Monaco ka punuar në shërbimin diplomatik, si ambasador i Italisë në Armeni dhe Mal të Zi. Ka shërbyer po ashtu në Pekin dhe Bruksel, si pjesë e kabinetit të këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano. Ai ka shërbyer, për 23 vjet, në shërbimin diplomatik italian.

©Lapsi.al

7 Comments

  1. 3 italiane = me nje brigate te kamorras,mafjas,ose ndragetes ,tre angleze nje klub pianecesh dhe tre gjerman nje brigate punetoresh.kjo eshte nje sentence e vertetuar ne europe.

  2. Popullit shqiptar i intereson se kush kompani e huaj investon.
    Me sa dihet edhe nje kompani italiane qe po vjen per hekurudhen tirane- durres, investimi eshte i shtetit shqiptar dhe i BE.
    E kunderta ndodh ne Maqedoni , Serbi apo Bosnje, ku disa kompani italiane kane investuar ne fusha te ndryshme

  3. Disa dëshmi dhe fakte të publikuara ditët e fundit kanë kompromentuar rëndë figurën e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i cili së bashku me kunatin e tij, Erion Isufi dhe Argita Berisha, akuzohen se kanë punuar pas lufte në Kosovës kundër UÇK-së.

    Por, një nga shqiptarët me të akuzuar pro Millosheviçit dhe kudra UÇK-së është Sali Berisha. Në seancën plenare të Parlamentit të datës 19 mars 2008, katër ditës pas Gërdecit, Ilir Meta, sot President, ka akuzuar Berishën se ishte kundër bombardimit nga NATO të makinerisë së luftës së Millosheviçit

  4. Non c’è due senza tre. Soreca deri me sot ka punuar kunder Shqiperise e shqiptareve. Ka mbeshtetur Ramen ne mashtrimet e genjeshtrat e tij servirur BE, njesoj si cretina Mogerini, me ardhjen e Zj. Kim ktheu pllaken. A do jete ky i treti per vendosjen e Drejtesise se Drejt ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu