• |
ide | kryesore

Video/ U godit me gju në kokë, trajneri i Danimarkës tregon të vërtetën mbi Schmeichel: “Nuk mund të luante më”

-Instant, Sport, Video



Pak caste pa lëvizur në fushë e bënë të dukej një situatë e tmerrshme, por portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel, është ngritur sërisht dhe ka qendruar në fushë për pak sekonda në fundin e pjesës së parë të ndeshjes ndaj Islandës në Ligën e Kombeve, por mos dalë më në fushë pas pushimit.

Tekniku i Danimarkës Kasper Hjulmand ka bërë të ditur se portieri i tij nuk humbi ndjenjat, por nuk mund ta vazhdonte dot më lojën: “Kasper nuk ishte kurrë i pandërgjegjshëm,” tha Hjulmand. “Ishte aty gjithë kohën. Gjatë pushimit, sidoqoftë, nuk kishte dyshim se ai nuk mund të vazhdonte të luante. Ai dukej më mirë pas ndeshjes. Shpresojmë se asgjë serioze nuk i ka ndodhur Kasperit.”

Portieri i Leicester u godit në kokë nga gjuri i Gundmunson, në tentativë për të kapur topin në një aksion sulmues të Islandës. Schmeichel mori ndihmën e shpejtë nga stafi mjekësor, ndërsa tashmë priten kontrolle të mëtejshme për të parë nëse bëhet fjalë vetëm për një traumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *