• |
ide | kryesore

Zgjedhjet presidenciale në Moldavi fitohen nga opozita pro europiane

-Instant, Lajme, Planet



Zgjedhjet presidenciale në Moldavi u fituan nga opozita. Kandidatja pro europiane, Maia Sandu ka mposhtur rivalin e saj Igor Dodon që është hapur pro rus dhe i lidhur dhe mbështetur nga Kremlini.

Nga rezultatet paraprake Sandu ka fituar me rezultat të thellë teksa ka marrë 57.7% kundrejt 42.2% të kundërshtarit.

Kjo është një goditje për Kremlinin e Moskës që duket se do të humbë ‘kontrollin’ në një vend të ish-Bashkimit Sovjetik që edhe pas ndarjes ka qenë shumë afër politikës ruse dhe të Putin.

Maia Sandu ka qenë ekonomiste e Bankës Botërore dhe ka shumë lidhje me BE. Ajo ka qenë edhe kryeministre e Moldavisë, por qeveria e saj u rrëzua pas një mocioni besimi nga parlamenti.



1 Comment

  1. Urime Moldavise! Vetem qeni shqiptar i vjedh zgjedhjet! Na duket gati çudi qe edhe ne nje vend te vogel si ne; mazhoranca nuk i vjedhzgjedhjet, siç ben kryeqeni, kryehajdut, e trdhetar i pare, ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *