• |
ide | kryesore

A rrezikojmë mbyllje? Drejtoresha e ISHP-së sqaron dyshimin e qytetarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka folur lidhur me situatën e krijuar në Shqipërisë dhe është pyetur nëse kjo gjendje do të sjellë masa të forta si ato që janë të vendosura në shumë vende europiane.  Fico ka thënë se për momentin ky opsion përjashtohet, pra nuk do të ketë një mbyllje e Shqipërisë.

“Sot që flasim opsioni i mbylljes së Shqipërisë do të ishte opsioni i fundit. Sa i përket ecurisë së indikatorëve që masin situatën ne jemi akoma në momentin që ndërhyrjet e bëra do të na lejonin që të vijojmë, duke monitoruar javë pas jave. Vlerësimi i mbylljes është i parashikuar, nuk është se nuk e kemi parashikuar skenarët që ne ndodhemi sot, mesa ju kujtoj kemi qenë tejet të qartë se ezaurimi i kapaciteteve spitalore është element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë e masave drastike për mbylljen e lokaleve apo të përgjithshme”, tha ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *