• |
ide | kryesore

A rrezikojmë sërish një mbyllje të dytë? Bino: Po vlerësojmë disa skenarë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP-së, Silva Bino ishte e ftuar në emisionin “Open” për të folur rreth situatës epidemiologjike në vend.

Së fundmi janë marrë disa masa të pjesshme, si kufizimi i lëvizjeve duke filluar nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit, mos lejimi i mbledhjeve me më shumë se 10 persona në ambientet e mbyllura apo të hapura; tubimet dhe konferencat politike, si edhe ndalimi i festave apo ceremonive martesore. Ndërkaq, Bino foli nëse vendi do t’i nënshtrohet masave kufizuese më intensive. Ajo tha se deri më tani, Komuniteti i Ekspertëve është mjaftuar me masat e pjesshme, të konsideruara si me intesnistet mesatar. Por nëse gjendja përkeqësohet, Bino theksoi se janë gati disa skenare.

“Ne kemi përgatitur disa skenare, duke marrë parasysh shfrytëzimin e shtretërve. Në bazë të këtyre skenarëve, janë masat për intensitetin e lartë, që është bllokimi i plotë, por edhe masa të pjesshme. Këto janë bllokime të pjesshme, ky bllokim nga 22:00 deri në 6:00. Të gjitha këto janë elemente të rëndësishme. Para së gjithash është jeta e njeriut. Kur bën efektivitetin e një programi e mat me numrin e vdekjeve. Gjithnjë ky është një element i rëndësishëm”, tha Bino.



4 Comments

  1. Ka hall zgjedhjesh Udhë-viza-heqësi, se po te mos kiahte zgjedhje ne prill, do te na mbillte brënda ne oren di te drekes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *