• |
ide | kryesore

Akuzat ndaj Bashës për UÇK-në/ Kryemadhi: Për të hequr vëmendjen nga problemet e shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se akuzat që kryeministri Rama ka bërë ndaj kreut të PD në lidhje me hetimet për UÇK-në bëhen për të larguar vëmendjen nga problemet që ka Shqipëria.


Lexo më tej: Kaseta e masakrës së Krushës/ Dëshmitari Dash Peza jep një tjetër version nga kameramani Bellanica 


Gjatë një takimi me gazetarët, Kryemadhi shprehu qëndrimin e LSI, se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një luftë për liri.

“Unë jam e bindur që Basha ka qenë i qartë dhe e ka sqaruar pozicionin e tij. Qëndrimi i LSI vazhdon të jetë po i njëjtë dhe i pandryshuar. Për ne lufta e UCK është jo vetëm një luftë e drejtë dhe legjitime, por është një luftë për liri. Përballë krimit të Miloshevicit është e patjetërsueshme, ta kthesh ata ashtu siç duan ta sjellin në jetën politike.

Unë shpreh besimin dhe përkrahin e LSI. Ata përsëri do ta fitojnë betejën me mekanizmat antishqiptare, që për hir të së vërtetës kanë filluar të lulëzojnë në rajon. Por edhe kjo sfidë do të kalojë edhe pse do të ketë pasojat e veta. Ajo që dua të theksoj është tërheqja e vëmendjen për të mos u marrë me çështje që nuk i takojnë. Rihapja e një debati të tillë është heqja e vëmendjes nga problemet e përditshme të shqiptarëve.  Kjo bëhet për të larguar vëmendjen”, tha Kryemadhi.

3 Comments

  1. O bashe o te vraft panuklla, qe do te behesh dhe lider. Tu krijua akuza????? Pse nuk del para shqiptareve, me sinqeritet tju thuash si qendron e verteta. Po mbete zvarre, keshtu per kete, keshtu dhe per sa muhabete te tjera. Imagjino sot te mbron Monika, kulmi, neser kur te jesh ne pushtet po te kerkoi Monika ndonje gje do ja mohosh sic ben gjithmon. Je qofte e keqe.

  2. Eshte nje foto qe shpreh se sa te drejte jane politikanet qe kane keto vila.

    Ky vend nuk eshte Gjiri Derrave, eshte Gjiri Lalzit, i lalëve te zinj. E nese duhet te ndryshoje kahja e historisë ketu duhet te nisi.

    Diten qe do rrethohet me shirit nga OFL dhe pronareve do u shkoje letra qe per 48 ore te motivojne pasien e tyre, ne mos SPAK shpall sekuestron, vetem atehere njerezit do te thone:

    Kjo eshte dita 1 e kalendarit te ndryshimit ne drejtimin e duhu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu