• |
ide | kryesore

Bie zjarr në një dyqan të tregut të Pogradecit, disa biznese në rrezik

-Instant, Lajme, Të fundit



Përfshihet nga zjarri në orët e para të mëngjesit një dyqan tekstilesh që funksiononte edhe si rrobaqepësi.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e bombolës së gazit që përdorej për ngrohje.

Si pasojë e flakëve është djegur depoja e dyqanit e cila ishte me mall brenda.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë që të shuhej në kohë zjarri, pasi në rast të agravimit të situatës rrezikonin të përfshiheshin edhe disa dyqane të tjera të cilat kishin materiale tekstili.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e tregut mëngjesin e kësaj të marte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *