• |
ide | kryesore

E quajti budalla, Berisha i përgjigjet Keane: “Nuk rri të shikoj c’kanë shkruar ata që skanë cbëjnë tjetër”

-Instant, Sport



Etrit Berisha u sulmua ashpër nga Roy Keane pas golit të pësuar me Kazakistanin nga mesi i fushës. Ish-mesfushori i Manchester United nuk e rrudhi gojën kur e quajti një ‘budalla’ portierin e përfaqësueses kuqezi, që nuk dinte ‘cfarë po bënte’. Në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Bjellorusinë, kapiteni kuqezi I është kundërpërgjigjur irlandezit: “Një gol që mund të ishte i evitueshëm. Nuk rri shikoj cfarë kanë shkruajtur dhe cfarë kanë bërë. Vendosja ime ishte më e lartë se duhet. E di ku ishte gabime. Kazakistani nuk mund të na rrezikonte ndryshe, ajo ishte e vetmja mundësi”.

Portieri i Spal ndalet më pas tek ndeshja me Bjellorusinë, që do të vendosë vendin e parë në grup. “Unë mendoj që me kualitetin e kemi duhet të jemi të qetë. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Të gjithë cunat janë të vetëdishëm që duhet të japim maksimumin për të fituar” përfundoi Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *