• |
ide | kryesore

Edi Rama dështon me integrimin europian për herën e shtatë

-Instant, Kryesore, Lajme



Edhe gjatë presidencës gjermane të Bashkimit Europian, qeveria shqiptare do të dështojë me integrimin për të shtatën herë që kur socialistët erdhën në pushtet në 2013. Pas konferencës së Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku është diskutuar për zgjerimin, u vendos që të mos kryhet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Burime nga Bruksel shpjegojne se 5 vende të BE janë të gatshëm të ushtrojnë veton, pasi Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga 6 parakushtet e vendosura nga BE në fillim të këtij viti.

Në përfundim të takimit të Ministrave të Jashtëm, përfaqësuesi i Gjermanisë, Michael Roth u pyet nga gazetarja e Abcnews, Erisa Zykaj, nëse Gjermania ia ka dalë të bindë vendet e tjera për të caktuar një datë për Konferencën Ndërqeveritare me Shqipërinë. Në përgjigjen e tij, Roth foli për dy kushtet e paplotësuara, duke lënë të kuptohet se edhe këtë fundviti do të ketë refuzim.

“Unë e ndjeva se mbledhja e sotme ishte në frymën e duhur për të na dhënë mundësinë që të arrijmë në konkluzione pozitive në fund të presidencës tonë, që do të thotë vënien në zbatim të kornizave negociuese dhe hapjen e konferencave ndërqeveritare. Me të drejtë, ju iu referuat Shqipërisë dhe thatë se mbeten ende dy pika, dy çështje ende të pazgjidhura dhe to janë pjesë përfundimeve të mbledhjes së Prillit. Së pari është nisja e punës së Gjykatës Kushtetuese dhe së dyti, impelmentimi i ligjit zgjedhor. Gjithsesi arsyet që të jemi optimistë se këto do të ndodhin shpejt, janë çështje të vështira sigurisht. Çështja e Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me ligjin e vetingut, për të pasur më shumë gjykatës dhe prokurorë që të zëvëndësojnë ata që u larguan nga detyra. është një vend i vogël dhe kjo do të kërkojë kohë. Sigurisht që në një vend të polarizuar si Shqipëria ka konflikte politike. Ndodh në shumë vende që të jetë e vështirë që të ketë konsensus për Kodin Zgjedhor. Por Shqipëria është në rrugën e duhur. Nuk mund ta them ende, nëse mund të kemi një konkluzion të suksesshëm në fund të këtij viti” u shpreh Roth.

Pas përmendjes së dy kushteve të paplotësuar nga Shqipëria, Michael Roth foli për Maqedoninë e Veriut dhe votën kundër të paralajmëruar nga Bullgaria.

“Të gjithë përfaqësuesit shprehën mbështetje për një konkluzion pozitiv, përveç Bullgarisë (votë kundër Maqedonisë së Veriut). Pavarësisht kësaj, javën e fundit Gjermania është përpjekur që të bindë miqtë tanë për të rënë dakort dhe shpresojmë që rregullojmë pozicionin tonë, por mesazhi sot ishte i qartë” u shpreh Roth.

Roth vazhdoi se mbeten ende pak javë kohë kur Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të negociojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre në lidhje me gjuhën dhe historinë, por ai tha se të gjitha vendet e tjera ishin dakort që për Maqedoninë e Veriut të kishte përparim në procesin e integrimit.

Lexo edhe: Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Dështimi për Shqipërinë ishte i pritshëm, pasi qeveria e Edi Ramës nuk ka përmbushur kushtet e BE në fillim të këtij viti. Së pari, Gjykata Kushtetuese u përfshi nga një spirale konflikti mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta dhe u desh ndërhyrja e Komisionit të Venecias që qeveria të tërhiqej nga një skemë për kapjen e këtij institucioni, që çoi në vonesa të mëtejshme për fillimin e saj nga puna.

Lexo edhe: VOA: Komisioni i Venecias i jep të drejtë Metës për Gjykatën Kushtetuese

Kushti i dytë, ai për arritjen e një konsensusi për reformën zgjedhore, ka qenë një tjetër dështim i paralajmëruar dhe këtu fatura shkon direkt tek kryeministri Edi Rama. Duke llogaritur se një koalicion i madh opozitar do të ishte një disfatë e sigurt për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, Rama ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutën dhe pastaj Kodin Zgjedhor, duke i dhënë një goditje fatale klimës konsensuale që krijuan marrëveshjet e mëparshme me opozitën.

Lexo edhe:  Shpjegimi/ Hipokrizia e Ramës me “shurdhërinë” e BE për negociatat

Pavarësisht paralajmërimeve nga kancelaritë perëndimore dhe nga ambasadorët, kryeministri i Shqipërisë u mbrojt pas sovranitetit të vendit, duke “djegur” me ndërgjegje shanset për të ecur para në procesin e integrimit.©Lapsi.al

Lexo edhe: Analiza/ Rama dogji negociatat me BE për strategjinë elektorale të PS

 

 



13 Comments

  1. Rama deshton per here te shtate? Jo ore jo, pa pyeteni shoqe Spiropalin nje here se jua kthen pergjigjen me….Skenderbeun e shekullit 21!

  2. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Ja mbyllën derën drogaxhiut mafioz,Edvin Escobar D’Rames.I doli boja mashtruesit.

  3. dokumente të periudhës janar-shtator 1999, që nxjerrin në pah heshtjen e pashpjegueshme të Sali Berishën për masakrat e Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës, rezistencën e UÇK-së dhe më pas ndërhyrjen e NATO-s, duke bombarduar Serbinë. Gjatë kësaj periudhe, vendimtare për 1/3 e shqiptarëve në Kosovë, Sali Berisha vijonte betejën për pushtet në Sheshin Skënderbej.

    Në 14 janar 1999, forcat ushtarake serbe kryen një nga masakrat më të përbindshme mbi popullsinë shqiptare në Kosovë, e njohur tashmë botërisht si masakra e Reçakut, e cila tronditi botën. Në 18 Janar 1999, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një seancë të posaçme, duke miratuar një deklaratë, përmes të cilës dënonte ashpër gjenocidin e Millosheviçit në Reçak, ndërsa i kërkonte NATO-s të bombardonte menjëherë Serbinë.

    Sali Berisha, i cili pretendon se ka kërkuar bombardimin e Millosheviçit që në vitin 1992, nuk figuron që të ketë marrë pjesë në këtë seancë. Ndërsa në deklaratë bëhet thirrje për unifikim të politikës dhe rezistencë ndaj agresionit serb, Berisha protestonte në sheshe për të rrëzuar qeverinë socialiste.Shpellkaret po masturbohen pse Shqipërinë nuk e do be

  4. Kulluri duke tallur Bashën, i cili sipas tij e ka humbur komplet mbështetjen dhe nuk mbledh dot as dhjetë persona në takimet e tij shkruan: Basha nuk cenohet nga urdhri i ri i qeverise per ndalimin e mbledhjeve politike! Ai ka 3 vjet qe nuk mbledh dot me shume se 10 vet ne PD!

  5. Prisni mandatin tjeter e do e shini ramazanin jo ne EU po ne jugosllavi do na fus . E kan inat Europiant njesoi si Opozita ramazani ka axhenden e tij shqiperia nen serbi e turqi

    1. He pra, plasini se na keni plas hajdarin. O robqir, nuk shtyhen mandatet me radhe me sloganin “Fajin e ka Saliu”.

  6. E po kur do me fol tironce dhe ky Emerharrumi Ethem Lalaj i ores 23:08, copa katunarit nga katuni i Mehmet Shehut qe qan akoma per Enver Hoxhen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *