• |
ide | kryesore

Fakte interesante që duhet t’i dini për protagonisten e “The Queen’s Gambit”

-Instant, Paparazzi, Slider



Artistja u bë një sensacion në vitin 2015 me rolin e saj në “The Witch”, ndërsa momentalisht është duke u përfolur për paraqitjen e veçantë në “The Queen’s Gambit”, në të cilën luan jetimen Beth Harmon, një vajzë që bën mrekulli në shah.

Duke qenë se këtë kohë ishte cak i tabloideve ndërkombëtare, më poshtë ua sjellim disa fakte interesante mbi ish-modelen dhe balerinën me origjinë argjentinase, skoceze e britanike

Anya Taylor-Joy ka bërë një emër për veten si një nga aktoret më të spikatura të brezit të saj. Gjatë viteve të fundit, ajo është shfaqur në shumë filma përfshirë, “The Witch”, The Queen’s Gambit”, “Emma”, “Glass”, “Split”, “Morgan” etj.

Anya Taylor-Joy është 24 vjeçare momentalisht. Ajo ka lindur në vitin 1996 dhe feston ditëlindjen më 16 prill. Shenja e saj e horoskopit është Dashi.

Anya Taylor-Joy lindi në Miami, Florida në Amerikë. Ajo pastaj kaloi fëmijërinë e saj të hershme në Buenos Aires, Argjentinë para se të transferohej në Londër, Angli në moshën gjashtë vjeçe. Nëna e saj është britanike dhe spanjolle, ndërsa babai i saj është skocez dhe argjentinas.

Anya Taylor fliste vetëm gjuhën spanjolle para se të zhvendosej në Londër nga Argjentina. Ajo njëherësh refuzoi të fliste anglisht pasi dëshironte që familja e saj të ktheheshin në Argjentinë, por që më vonë mësoi edhe gjuhën angleze.

Anya Taylor-Joy është aktorja që luajti Beth Harmon në serialin e popullarizuar në Netflix, “The Queen’s Gambit”. Artistja që nga fëmijëria ishte magjepsur nga loja e shahut. E njëjta dëshironte të bëhej kampione dhe e vetmja femër në një sport që mbizotërohet nga meshkujt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *