• |
ide | kryesore

Higuain injoron CR7: “Më i miri i të gjitha kohëve është Ronaldo Fenomeni”

-Instant, Sport



Gonzalo Higuain nuk ka dyshime mbi atë që duhet konsideruar sulmuesi më i madh i të gjithë kohëve: “Në histori kemi patur sulmues të mëdhenj si Suárez, Lewandowski, Cavani, Benzema, David Villa e Ibrahimovic – ka thënë qendërsulmuesi i Inter Miami në një intervistë për Espn – Më i miri i të gjithëve është Ronaldo Fenomeni. Kam dashur gjithnjë të isha si ai, kam kërkuar me të gjitha mënyrat ta kopjoj”.

Edhe përsa i përket goleadorëve të periudhës së fundit Higuain i ka idetë të qarta: “Për mua më të mirët janë Lewandowski, Haaland e Benzema. Karim është prej 12 vitesh në elitën e futbollit. Lewandowski ka shënuar e fituar kudo ku ka luajtur. Haaland, ndërkohë, është një talent me një të ardhme të shkëlqyer përpara tij. Më ka befasuar, është një sulmues i madh”.

Ish-sulmuesi i Juventus ka injoruar në këtë mënyrë CR7, që deri sezonin e kaluar ishte shoku i tij i skuadrës me bardhezinjtë, edhe pse, në këtë rast, ndoshta argjentinasi mund të mos e ketë konsideruar një qendërsulmues të pastër si ai e të gjithë sulmuesit e tjerë të mëdhenj të përmendur.

Gonzalo ka patur ndërkohë fjalë të ngrohta e elozhe për Lionel Messi: “Leo është magjik, e ka gjithcka natyrale. Ka lindur kështu, besoj se ka talentin e tij në ADN. Gjërat për të cilat të gjithë duhet të impenjohen, Leo i bën pa sforco. Kjo është ajo që e bën unik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *