• |
ide | kryesore

Ibrahimovic trajneri i Milan në San Siro: pas Piolit edhe asistenti i infektuar me Covid

-Instant, Sport



Një tjetër lajm i keq në shtëpinë e Milan për shkak të Covid. Pas Stefano Piolit, edhe ndihmësi i tij Giacomo Murelli ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Një telash më shumë për Milan, sidomos në prag të sfidës delikate kundër Napolit në program të dielën në mbrëmje në San Paolo. Kuqezinjtë tani duhet të gjejnë një njeri për ta ulur në pankinë, të paktën formalisht duke qenë se do të jetë i lidhur gjithësesi me stafin teknik.

“AC Milan komunikon se Giacomo Murelli, në izolim që nga e shtuna pas gjetjes pozitive të Stefano Piolit, ka rezultuar lehtësisht pozitiv në një test të parë të kryer të dielën, infektim i konfirmuar dje nga një tampon i dytë molekular. Murelli është mirë dhe do të vazhdojë karantinën në shtëpi”, shkruan komunikata kuqezi.

E sigurtë se në fushë nuk do të mungojë drejtimi, duke qenë se edhe vetë Ibra është i aftë të administrojë skuadrën në fushë. Një lloj lojtari- trajneri, imazhi i të cilit në San Paolo do të jetë më i rëndësishëm se kurrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *