• |
ide | kryesore

Isa Mustafa kundër fushatës së Rilindjes: “Gënjeshtrat nuk i ndihmojnë ata që janë në Hagë”

-Instant, Arkiva, Të fundit

Kreu i LDK dhe ish-Kryeministri, Isa Mustafa ka reaguar për debatin dhe akuzat ndaj kreut të opozitës për përfshirjen në zhdukjen e pamjeve filmike të Masakrës së Krushës të nëdërmarë nga shumica qeverisëse dhe mediat e saj.


Sipas tij të tilla akuza dhe ‘konstruktume të pavërteta nuk ndihmojnë pjesëtarët e UÇK-së që tani janë në Hagë”. Ish-kryeministri shprehet më tej se, Gjykatën Speciale nuk e bëri Lulzim Basha, apo Sali Berisha, por e vendosi Kuvendi i Kosovës.


Sipas kreut të LDK-së, “Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve. Ka qenë ndihmë specifike.

Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mënyrë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë”, thekson ai.

 

©Lapsi.al

3 Comments

  1. Per cilen baltosje flet ti!?
    Per ata qe kane punuar dhe punonje per krahun sllav apo ata qe punojne per Europen e Bashkuar?
    Jo per gje por shiko kete idiotin me siper si reagon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu