• |
ide | kryesore

Justin Bieber dhe Shawn Mendez drejt një bashkëpunimi

-Instant, Paparazzi, Slider



A jeni gati për një nga bashkëpunimet më të bukura të vitit?Dy nga kanadezët më të famshëm në botë Shawn Mendes dhe Justin Bieber po sjellin një super këngë dhe fansat mezi po presin.Dyshja na ka lajmëruar nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale se kënga mban titullin “Monster” dhe do lançohet më 20 nëntor, duke na i kursyer detajet e tjera.Duke marrë parasysh faktin se janë dy nga artistët më në zë në tregun botëror, vlen të përmendet fakti se kënga pritet të bëjë namin dhe të thyejë toplistat.Ky është bashkëpunimi i parë i çunnave por me siguri s’do jetë i fundit.Kënga do jetë pjesë e albumit të Shawn, të titulluar “Wonder”, që po ashtu pritet të bëjë namin.Nuk duhet të harrojmë faktin se autori i hitit ” Stiches” arriti brenda një kohe të shkurtër të depërtojë në tregun ndërkombëtar dhe të jetë sot një nga emrat më të lakuar, teksa këngët e tij kanë arritur miliarda klikime në You Tube, ndonëse në një moshë fare të re.Ndërkohë, Justin ka pushtuar mediat sociale këto kohë me dokumentarin e tij, ku i ka rrëfyer të gjitha, duke hapur zemrën e duke folur si rrallëherë për detaje të pazbuluara.Kënga e fundit e tij erdhi një muaj më parë dhe u prit shumë mirë nga fansat. Ajo flet rreth vështirësive të tij për menaxhimin e famës në adoleshencë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *