• |
ide | kryesore

Kamala harris e preferuara e Mark Zuckerberg

-Instant, Paparazzi, Slider
mark-zuckerberg.jpg



Akuzat dhe pretendimet e Presidentit aktual të SHBA-ve, Donald Trump, se Mark Zuckerberg, është vënë në shërbim të “Deep State-s” duke i vënë atyre në shërbim rrjetet e tij sociale, nuk kanë qenë fare të pabaza.Qasja e Facebook ndaj Zv.presidentes së zgjedhur të Joe Biden, Kamala Harris, tregojë se edhe në rrjetet sociale të përdorura nga e gjithë bota ka pasur jo vetëm anshmëri, por edhe censurë.Kamela Harris mendohet se do të jetë gruaja e parë Zv.presidente në historinë e SHBA-ve, por ajo nuk ka qenë e pa sulmuar dhe e pa akuzuar nga kundërshtarët e saj.Pas lajmeve se fitues të zgjedhjeve presidenciale janë demokratët, një lumë komentesh negative nga përkrahësit e kundërshtarëve të saj, kanë nisur në Facebook.Por menjëherë pas këtyre komenteve ka reaguar gjiganti social “Facebook”, i cili i ka fshirë të gjitha komentet, faqet dhe postimet që janë bërë kundrejt saj.Sipas mediave ndërkombëtare, “Facebook ka deklaruar, duke thënë se, heq 90% të postimeve dhe komenteve që kanë një ‘gjuhë’ urrejtjeje në to”.Rrjeti social ka bërë të ditur se, tre grupe që shpërndanin materiale me përmbajtje urrejtjeje janë mbyllur dhe bllokuar nga Facebook.Kamela Harris dhe Joe Biden, janë deklaruar fitues të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA.Ata kanë marrë 306 vota të Kolegjit Elektoral, duke lënë mbrapa Donald Trump, me vetëm 232 vota, por ende ky i fundit nuk e ka njohur rezultatin, madje ka nisur procedurën ligjore për të ankimuar zgjedhjet, sipas tij të manipuluara nga demokratët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *