• |
ide | kryesore

Krimet e luftës/ Edhe miqtë e Ramës e kthyen në boomerang fushatën e propagandës së rilindjes

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Përveç Taulant Ballës, i cili është i aftë të nxjerrë nga goja gjithçka që i kërkohet, as njerëzit më të afërt të Edi Ramës nuk kanë pasur guximin t’i vënë emrin fantazive më të çmenduara të prodhuara këto ditë nga makineria e lodhur e propagandës së Rilindjes.


Të hënën në mbrëmje, pasi Taulant Balla deklaroi se mes pohimeve të kameramanit amator Milaim Bellanica (lart majtas) dhe Lulzim Bashës, të akuzuar prej tij se kishte fshehur një kasetë me provat e krimeve serbe në Krushë të Madhe, ai zgjidhte të parin, asnjëri nga ata që ishin ulur në karrigen e mbrojtesve të Ramës në “Opinion” nuk i doli në krah nr 2 të PS.


Andi Bushati:Kaseta e Ramallanicës që shfaqi armiqtë e drejtësisë ndërkombëtare

Më parë kishte ndodhur edhe një kthesë e fortë. Ish deputeti socialist Dashamir Peza, njëkohësisht dhe miku i Edi Ramës, me të cilin kanë jetuar së bashku për shumë vite, i hodhi poshtë pretendimet e kameramanit kosovar duke thënë se kasetën për të cilën ai fajësonte Bashën ia kishte dorëzuar televizionit BBC.  

Kaseta e masakrës së Krushës/ Dëshmitari Dash Peza jep një tjetër version nga kameramani Bellanica

Por çmontimi i fabrikës së shpifjeve të rilindjes nuk përfundoi këtu. Nëse më parë, ish komandanti i UÇK-së, Latif Gashi (foto djathtas lart), që ishte arrestuar nga ndërkombëtarët për krime lufte, deklaroi se në prangosjen e tij kishte marrë pjesë edhe Lulzim Basha, kjo dëshmi u vu menjëherë në dyshim.

Një tjetër gazetar, që nuk e ka fshehur as publikisht miqësinë e tij me Ramën, Baton Haxhiu, deklaroi se Basha nuk ka qenë prezent të arrestimin e Gashit, madje ai tregoi se e dinte se nga shqiptarët aty ka qenë prezente një vajzë me emrin Bora (lexo ketu deklaraten e plote te Haxhiut).  

Por, bumerangu i fabrikës së gënjeshtrave nuk përfundoi këtu. Këshilltari i liderit të PDK-së, Kadri Veseli, që tani gjendet i burgosur në Hagë, Adri Nurellari deklaroi se kjo fushatë shpifjesh në mes shqiptarëve vetëm dëmtonte çështjen e atyre që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare. Kjo deklaratë që denoncon propagandën e Rilindjes si të dëmshme, është e rëndësishme se ajo vjen direkt nga një parti si PDK-ja, mbrojtjen e imazhit të figuarave të së cilës Edi Rama duket sikur e ka marrë përsipër në publik. 

Sikur të mos mjaftonte qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës edhe më fort e goditi këtë lloj përdorimi politik, një njeri për të cilin vetëm pak ditë më parë në Open, përballë Agron Gjekmarkajt, Rama tha se nuk ka pasur kurrë probleme.

Isa Mustafa, lideri i LDK, tha se akuza dhe ‘konstruktume të pavërteta nuk ndihmojnë pjesëtarët e UÇK-së që tani janë në Hagë”. Ish-kryeministri duke ndërhyrë në mes të sherrnajës që po zhvillohet në Tiranë u shpreh se, Gjykatën Speciale nuk e bëri Lulzim Basha, apo Sali Berisha, por e vendosi Kuvendi i Kosovës.

Isa Mustafa kundër fushatës së Rilindjes: “Gënjeshtrat nuk i ndihmojnë ata që janë në Hagë”

Pra edhe njerëzit pranë tij, edhe ata që konsiderohen si aleatë apo partnerë politikë, nuk e kanë përtypur dot fushatën e shpifjeve që ka fabrikuar uzina e të pavërtetave të rilindjes për qëllime elektorale. Asaj që pati guximin t’i vërë fytyrën vetëm Taulant Balla edhe njerëzit më pranë Ramës e shndërruan në boomerang.

©Lapsi.al

24 Comments

  1. Taulant Balla e ka si detyrim qe te beje rolin e idiotit. Nuk mund te ĺere qe t’ia kaloje Spiropali ne perdorim llape. Konkurrence e madhe ne mes dy perfaqesuesve me tipike te budallallekut shqiptar. Kush do fitoje? Spiropali apo Balla? Apo do dalin te dy me pike te barabarta dhe pervec spiropalizmit,dokemi edhe ballizem? Apo do kemi spiroballizem?

    1. Sa asnjeanes jeni ju te lapsit.
      Bravo, keshtu duhet te jet nje portal.
      I sakt asnjeanes dhe besues per militantet e djatht.
      Bravo Bravo Bravo.

      1. Ç’do media nuk ka për detyrim të jetë pa tjetër asnjanëse,por me të vërtetën dhe në kërkesë llogarie sidomos ndaj qeverive që shpërdorojnë taksat e qytetarëve.Edhe po të vijnë PD në pushtet media duhet të jetë në kërkesë llogarie konsistente megjthëse mund të ketë kontribuar sot për diskreditimin e qeverisë së sotme.
        Kështu ne sigurojmë një demokraci funksionale që i shërben gjithë qytetarëve.Duket shumë teorike por është thelbësore për demokracinë.

  2. dokumente të periudhës janar-shtator 1999, që nxjerrin në pah heshtjen e pashpjegueshme të Sali Berishën për masakrat e Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës, rezistencën e UÇK-së dhe më pas ndërhyrjen e NATO-s, duke bombarduar Serbinë. Gjatë kësaj periudhe, vendimtare për 1/3 e shqiptarëve në Kosovë, Sali Berisha vijonte betejën për pushtet në Sheshin Skënderbej.

    Në 14 janar 1999, forcat ushtarake serbe kryen një nga masakrat më të përbindshme mbi popullsinë shqiptare në Kosovë, e njohur tashmë botërisht si masakra e Reçakut, e cila tronditi botën. Në 18 Janar 1999, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një seancë të posaçme, duke miratuar një deklaratë, përmes të cilës dënonte ashpër gjenocidin e Millosheviçit në Reçak, ndërsa i kërkonte NATO-s të bombardonte menjëherë Serbinë.

    Sali Berisha, i cili pretendon se ka kërkuar bombardimin e Millosheviçit që në vitin 1992, nuk figuron që të ketë marrë pjesë në këtë seancë. Ndërsa në deklaratë bëhet thirrje për unifikim të politikës dhe rezistencë ndaj agresionit serb, Berisha protestonte në sheshe për të rrëzuar qeverinë socialiste.

    1. Berisha ka prova dhe fakte për kontributin e tij për Kosovën e jo “pretendime” siç thua ti i mësipërmi.
      Vetëm ardhja e presidentit amerikan në Tiranë për deklarimin e pavarsisë së Kosovës është qershia mbi tortën që filloi me vizitën e parë të tijë në shtëpinë e bardhë në1992 ku u venosën piketat e gjithë atij procesi të gjatë që u finalizua më pavarsinë.
      Ne shqiptarët nuk duhet të lejojmë të na e fshijnë memorjen ç’do lloj çobani që vjen herë pas here në pushtet në Shqipëri.

  3. Kulluri duke tallur Bashën, i cili sipas tij e ka humbur komplet mbështetjen dhe nuk mbledh dot as dhjetë persona në takimet e tij shkruan: Basha nuk cenohet nga urdhri i ri i qeverise per ndalimin e mbledhjeve politike! Ai ka 3 vjet qe nuk mbledh dot me shume se 10 vet ne PD!

    1. Kullurit I ka kulluar memorja,s’mban mënd as deri në qershorin e vitit të kaluar potencialin e liderit të opozitës.
      Mos ngatërroni sjelljen e tijë të matur me mosdēshirën e tij për të qënë jo destruktiv për interesat kombëtare.

  4. Kulluri sa ishte PD ne pushtet nuk fliste se i pelqente Reparte ushtarake, kur mbaron tepsia behen protagonist se u mbushet mendja se jane te zgjuar dmth rrine ne byth te kalit dhe i duket se terheq karrocen, servil tipik pushteti

  5. Shkullak ku e ha buken dhe ku e ben shurren?
    Akoma je fshatar qe mundohet te kapet nga asgjeja dhe te prodhoje gjene.Talent hajduti dhe mbijetese.
    Rrogen e ke te mire por jo me te mire se Balliu i paceve dhe i qingjave,as fryme nuk merrte nga gobseku i gjori.
    Do rrojme dhe do shohim Shkullak.

  6. Shoku Tao Balla,
    kokrra katunarit,
    me gojen shtrembru,
    nga “Vegla” Kryetarit,
    simboli i injorances,
    dhe me kostum veshur,
    ky eshte me dordoleci,
    qe ben per te qeshur!

  7. Armiqve te Partise sone Heroinike do t’u kthehet si bumeran koka me 8 cepa e shokut tone Hetues Taulant Pall Kari!

  8. Pse nuk ndihet Erion Brace,se e ka mizen nen kesule ,ai eshte poseduesi i kasetes se Mero bythes dhe te Mut Veliut ,Edi nuk e di qe ne gjirin e tij ka shume poliagjent,megjithate partia do tjua tregoj vendin .Se shpejti ne kongresin e Divjakes patia me ne krye shokun Edi do ti demaskoj keta armiq te partise ,ne te do temarrin pjese shume delegat te ftuar nga opozita e re ,si Myslim Murrizi,Jozefina Topalli ,Kujtim Gjuzi, Rudina Hajdari etj,raportin ne kongres me teme ku shkoi kaseta e Balla cices do ta mbaje shoqja Spiropidhka,do te kete shume denime me varje dhe internime,te rroje partia e tao Balles me ne krye shokun e kokes,dmth Edit.

  9. Brace konia ne opozite lehte se kur te vinin ne pushtet do ta benin me ligj Borxhin Publik jo me teper se 60% (atehere ishte 62%)
    Sot ai Borxh Publik ka kapercyer prej kohesh 80% e nuk mund te fshihet pas pandemise…por kones Brace nuk i kujtohet betimi i dikurshem dhe nuk kuis me!

  10. Me boje nga byth e Saliut ka shkruar e ster-shkruar njefare Mender Baze sa eshte keputur me dysh per shume vite!
    Do tu jap vetem nje shembull sa per ilustrim qe te kenaqet dhe kopjaci i tij ketu Tradhetar Ethem Lalaj!
    Ja pra si ka shkruar Menderi Baze
    “Edi Rama ne gjygjin e tij te divorcit me Matilda Makocin, atesine e Grigorit ja faturoi te atit Kristaq…”
    Ka qene shkruar me boje taze nga e bythes Saliut a jo gjykojeni vete por eshte e Mender Bazes ashtu sic e do katundar Ethem Lalaj kopjaci i Mender Bajges qe kete kopjim ka munguar ta sjelle ketu.

  11. Pse nuk i mer virusi keta të ligë ata që shpifin si tao pall loqen,mero gëlbazën elisa spiropallën bashkë bashkë me budallajn e gjatë apo është e vërtet ajo shprehja se nuk mer mortja hale kishte të drejt kur i thoshte saliu po motren tënde ku e ke

  12. Gjyqtari e pyet se a e njeh Lulzim Bashen dhe çfare donte ai ‘ne dhomen tuaj kur jeni marre ne pyetje’.

    “Pyetje: Faleminderit. Më thoni, e njihni Lulzim Bashën?

    Përgjigje: Po, e njoh.

    Pyetje: Në çfarë cilësie mori pjesë ai në intervistë?

    Përgjigje: Ai ishte në Hagë. Ishte i pranishëm gjatë intervistës në Hagë.

    Pyetje: Më falni, por ishte shoqëruesi juaj dhe për këtë arsye mori pjesë në intervistë apo mori pjesë në cilësinë e ndonjë personi tjetër?

    Përgjigje: Në cilësinë e përkthyesit, thjesht si përkthyes.

    Pyetje: Faleminderit! Por ai nuk listohet si përkthyes në deklaratë

  13. Por kë donte të takonte Bellanica brenda kësaj prokurorie?

    Bashkim Shala është një prej gazetarëve të njohur kuksianë që e raportoi eksodin biblik të shqiptarëve të Kosovës dhe ka shkruar librin “Kronikë Lufte e Qytetit pa Luftë”.

    “Fati deshi që në krizën e Kosovës të vitit ‘99 të ishim në vendin dhe kohën e duhur. Ishin kohë të vështira dhe tragjike që ne i raportonim ditë përditë. Madje shumë gjëra i anashkalonim, nuk bënin lajm. Kur shkonim në prefekturën e Kukësit, në katin e dytë te zyra e informacionit për të takuar zëdhënësin, atu kemi gjetur dy persona. Një person ishte një djalë i ri dhe një tjetër ishte person me ngjyrë. Jemi prezantuar me ta dhe njëri prej tyre rezulton se paska qenë lideri i sotëm i opozitës, Lulzim Basha. Atëherë nuk e dija. Ishte një djalë i ri që na prezantoi edhe me kolegun e tij. Na tha se ky është nga Afrika e Jugut”, shprehet Shala për Top Channel.

    1. Po çfarë del nga kjo “deklaratë” e shalëve të Bashkimit ?
      “Djali i ri jurist i angazhuar nga OKB në Kosovë, që sot e mora vesh se ka qenë Lulzim Basha, qëndronte në një zyrë të bashkisë së Kukësit me një jurist zezak nga Afrika e Jugut”
      E kjo na qenka “dëshmi” që e kompromenton Bashën se i paska shërbyer serbëve siç thotë idioti Tao ?
      Po a ka njeri në planet që nuk e di që zezakët e Afrikls së Jugut patën të njejtën histori me shqiptarët e Kosovës së pushtuar nga serbët. ?
      Edhe ata luftuan për krijimin e shtetit të tyre të pamvarur.
      Shoh këtu se disa trushpëlarë të komunizmit, sulmojnë portalin Lapsi se pse po demaskon këtë mashtrim të ndyrë të Ramës r Taos.
      Përse nuk ju vjen ndërmend që është vetëm Top Channel, që po përpiqet ta propogandojë me zell këtë gënjeshtër të trashë ?
      A nuk ishte po ky Top i Kanaleve që me zell përhapi lajmin se Meta paskej “vjedhur” sipas një filmimi të Dritan Priftit i nxitur nga Rama, e mandej kur Rama bëri aleancë qeveritare me “hajdutin”, nuk u kujtua ta kritikonte Ramën për këtë ?
      Përse duhet të besojmë këtë media ku drejtori i informacionit të saj, Ben Blushit i janë zbuluar afera korruptive në përvetësime pronash në rrugë antiligjore, e ndonëse është paditur në prokurori, kjo as e ka marë mundimin që të fillojë hetimet ?
      Në asnjë media tjetër shqiptare nuk kemi dëgjuar që të mbështetet kjo fushatë mashtruese me protagonist një gazetar, Muhamet Veliun, një kone që e mban Rama pas vetes kudo që shkon.
      Ky palo Muhameti, përse nuk shkon të pyesë “kolegun” e tij të BBC Dash Pezën, se kujt ja ka dorëzuar Ballanica kasetën po ka kurdisu këtë që të mashtrojë për interesat e Ramës ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu