• |
ide | kryesore

Kryeministri britanik Johnson rezulton negativ në testin për Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri britanik Boris Johnson ka rezultuar negativ në testin e koronavirusit, por do të qëndrojë 14 ditë në vetë-izolim për shkak të kontaktit me një person të infektuar. Zyra e Johnson tha se kryeministri u testua me një test i shpejtë që nuk ka nevojë të përpunohet në një laborator. Testet nuk janë gjerësisht të disponueshme në Mbretërinë e Bashkuar.  Johnson u tha të izolohej të Dielën pasi një ligjvënës me të cilin ishte takuar tre ditë më parë rezultoi pozitiv, kryeministri thotë se nuk ka simptoma dhe do të vazhdojë të drejtojë qeverinë, duke mbajtur takime me video-konferenca.

Johnson u sëmur rëndë me koronavirusin në prill, dhe kaloi tre netë në terapi intensive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *