• |
ide | kryesore

Liga trondit Barcelonën e Real Madrid: mbi 500 milionë euro shkurtime pagash të detyruara

-Instant, Sport



Liga spanjolle bën llogaritë me krizën ekonomike të lidhur me pandeminë e Covid-19. Kampionati spanjoll ka prezantuar
prospektin e ri të tavanit të pagave për sezonin 2020/21, i cili tregon një ulje maksimale të rrogave (rreth 500 milion në total) që do të ndikojë mbi të gjitha tek klubet më të pasura: pagat e Barcelonës do të kenë një tavan prej 382 milion euro kundrejt 656 në 2019/20 (-42%), ai i Real Madrid prej 468 milion kundrejt 641 të sezonit të kaluar (-27%). Një goditje e vërtetë për dy nga klubet më prestigjioze në futbollin global.

Kufiri i pagave ishte përfshirë në sezonet e kaluara me qëllim të vendosjes së një tavani në shpenzimet e pagave dhe është i lidhur ngushtë me të ardhurat, si ato që vijnë nga të drejtat televizive, marketingu ashtu dhe me ato që lidhen me shitjet e lojtarëve. Të gjitha zëra që kanë vuajtur veçanërisht në vitin e Covid.

Ndikimi i krizës ka çuar në uljen drastike të kufijve të pagave, me pasoja të mëdha mbi fitimet e lojtarëve, të cilëve do t’u duhet të pësojnë një reduktim drastik. Barcelona, në veçanti, kohët e fundit ka filluar bisedimet me lojtarët e saj për të ulur pagat e tyre me 30%: vetëm nga skuadra e ekipit të parë, në fakt, klubi katalanas duhet të jetë në gjendje të kursejë rreth 190 milion euro për të qenë në gjendje të përmbushë parametrat .

Një shkurtim i ngjashëm me atë të kushërinjve të Realit u vendos edhe nga Atletico Madrid, që do të shkojë nga 348 në 252 milion në paga (-28%). Në kontradiktë të lehtë do të jetë Sevilla, fituese e Ligës së fundit të Evropës, që do të kalojë nga një kufi prej 185.1 në 185.7 milion euro. Më shumë diferencë edhe për skuadrat që u futën në garën e dytë evropiane këtë sezon: Villareal (nga 108 në 145 milion), Real Sociedad (nga 81 në 101 milion) dhe Granada (nga 35 në 56 milion).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *