• |
ide | kryesore

Manastirliu firmos urdhrin e ri për masat kundër koronavirusit (Rregullat e reja)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka miratua rregullat e reja për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm, covid-19. Manastirliu ka firmosur urdhrin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, pas vendimit që u mor ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona të vende të mbyllura apo të hapira, konferencat, tubimet, mbledhjet partia, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore deri në një urdhër të dytë”, thuhet në vendimin e ministres, nr. 5139.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe është publikuar në Fletore Zyrtare. Ndërkohë me anë të një postimi në rrjetet sociale Manastirliu shkruan:

#COVID19

Nga sot #rregulla të reja për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Të mbrojmë familjet dhe t’i japim një dorë stafeve mjekësore kundër armikut të padukshëm. Të bëhemi bashkë në këtë betejë për shëndetinderisa ta mundim të keqen dhe t’i rikthehemi normalitetit që çdokush dëshiron.

#KufizoKontaktet



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *