• |
ide | kryesore

Mbi 55 milionë të infektuar me koronavirus dhe 1.3 milionë viktima në gjithë botën

-Instant, Lajme, Planet



Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në botë rezultojnë të jenë infektuar me koronavirus mbi 55 milionë njerëz.  Prej këtij totali, 1.3 milionë persona kanë ndërruar jetë ndërsa 38 milionë të tjerë e kanë fituar betejën me sëmundjen. Numrin më të lartë të të infektuarve në botë e mban SHBA-ja ku numërohen 11,5 milionë raste të konfirmuara nga të cilët kanë humbur jetën 252,652 persona.

Në vendin të dytë vjen India me 8,87 milion të infektuar dhe 130,559 viktima. I treti radhitet Brazili me 5,87 raste pozitive dhe 166,067 raste fatale. Situata paraqitet po ashtu kritike në Europë, ndërsa shtetet e kontinentit të vjetër përballet me valën e dytë të pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *