• |
ide | kryesore

Mbyllet shkolla e dytë 9-vjeçare në Gjirokastër, infektohen 7 mësuese

-Instant, Lajme, Të fundit



Një tjetër shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër është mbyllur për shkak të rasteve me COVID-19.

Bëhet fjalë për shkollën “Urani Rumbo” në lagjen “Palorto”, në të cilën rezultojnë të infektuara shtatë mësuese me COVID-19, shkruan “Panorama”.

Kujtojmë se kjo është shkolla e dytë që mbyllet në këtë qytet, pasi më herët u pezullua mësimi në 9-vjeçaren ‘Koto Hoxhi’. Aktualisht në këtë shkollë vijon mësimi për ciklin e ulët, edhe pse DPSH ka dhënë urdhër që të pezullohet i gjithë procesi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *