• |
ide | kryesore

Më i fuqishmi i këtij viti, uragani “Iota” i afrohet brigjeve të Atlantikut

-Instant, Lajme, Planet



Uragani “Iota” ka bërë ndalesën e tij të fundit në Nikaragua dy javë pasi një tjetër stuhi shkatërruese goditi vendin.   Qendra për Uraganet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sqaroi se stuhia kaloi nëpër breg pasditen e së hënës. Ai mori fuqi në det me erë që arrinte shpejtësinë e 260 kilometrave në orë. Në momentit që goditi Nikaraguan u dobësua, por pavarësisht kësaj autoritetet paralajmërojnë se mbetet shumë i rrezikshëm.

Agjencia paralajmëroi për erëra katastrofike, stuhi vdekjeprurëse, dhe reshje të dendura, në përditësimet e fundit. “Iota” është uragani më i fortë i Atlantikut këtë vit, dhe vetëm i dyti në muajin nëntor që ka mbërritur kategorinë pesë, ndërsa i fundit i tillë është regjistruar në vitin 1932. Honduras, Guatemala dhe Nikaragua kanë evakuuar banorët që jetojnë në zonat më të rrezikuara dhe pranë lumenjve në rajonin bregdetar në Atlantik, ku pritet që të godasë Iota.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *