• |
ide | kryesore

Nations League, jepen verdiktet: Spanja sfidon Gjermaninë për kreun e grupit, anullohet Zvicër-Ukrainë

-Instant, F1, Sport



Nations League nis ndeshjet e fundit të grupeve, që do të përcaktojnë edhe fituesit e tyre, gjithnjë nëse nuk janë vendosur ende, si në rastin e kampionëve të botës, që siguruan vendin e parë me një raund avancë. Vëmendja është në përplasjen Spanjë-Gjermani, që vendos vendin e parë të grupit, duke rikthyer në memorje finalen e Euro 2008.

Në Grupin A3 gjithcka është e zgjidhur në favor të të besuarve të Deschamps, që vendin e parë e siguruan me fitoren në Portugali kundër luzitanëve. Edhe nëse Franca humbet në shtëpi përballë Suedisë, suksesi në ndeshjen direkte me Ronaldon e të tjerët i bën ta ruajnë vendin e parë. Kroacia me tre pikë, po aq sa Suedia, do të presë në Zagreb portugezët, në kërkim për ti lënë vendin e fundit të grupit suedezve, që për momentin kanë të njëjtën kuotë pikësh me ta.

Spanjë-Gjermani merr gjithë interesin në Grupin A4, duke qenë se piëkrisht kjo përballje vendos se cila skuadër do të fitojë grupin. Skuadra e Loeë luan për dy rezultate, duke qenë se ka një pikë më shumë në klasifikim, por iberikët e Luis Ernique kanë avantazhin që luajnë në shtëpi dhe do të kërkojnë ta shfrytëzojnë në maksimum. Zvicra dhe Ukraina nuk do të luajnë, pasi sfida mes tyre është anulluar për Covid 19. Federata ukrainase ka komunikuar se tre anëtarë të tjerë të grupit skuadër janë pozitivë me Covid-19. Bëhet fjalë për lojtarët Eduard Sobol, Yevhen Makarenko e Dmytro Riznyk. Një stuatë që i ndalon të besuarit e Shevchenkos të zbresin në fushë për sfidën e Nations League.

UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 3
20:45 Croatia ? – ? Portugal
20:45 France ? – ? Sweden
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 4
20:45 Spain ? – ? Germany
20:45 Switzerland ? – ? Ukraine
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 1
20:45 Luxembourg ? – ? Azerbaijan
20:45 Montenegro ? – ? Cyprus
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 1
20:45 Andorra ? – ? Latvia
20:45 Malta ? – ? Faroe Islands
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE D GROUP 2
20:45 Gibraltar ? – ? Liechtenstein



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *