• |
ide | kryesore

Pas akuzave për bulizëm, emisioni i Ellen DeGeneres më i miri në “PCA 2020”

-Instant, Paparazzi, Slider



Kohëve të fundit ka pasur shumë akuza drejtuar Ellen DeGeneres për emisionin e famshëm të saj.

Ani pse thuhej se ka atmosferë toksike në punë, duket se njerëzit ende e e pëlqejnë punën e prezantueses, shkruan Mirror Gjatë ditës së sotme (e hënë) E! Ka publikuar listën e fituesve të “People’s Choice Awards”, ku në mesin e emrave ishte edhe Ellen. 62-vjeçarja kishte falënderuar stafin pasi fitoi, ani pse disa ish-punonjës kishin akuzuar atë për bullizëm. “Unë nuk e prisja këtë çmim për veten, por për shkak të stafit të mrekullueshëm ne bëmë të pamundurën”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, vlen të përmendet se Ellen filloi emisionin që nga viti 2003, duke vazhduar edhe në ditët e sotme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *