• |
ide | kryesore

Po priste lëndë drusore, aksidentohet për vdekje një 50-vjeçar në Bulqizë

-Instant, Lajme, Të fundit



Humbet jetën në momentin që po punonte duke prerë lëndë drusore një 50-vjeçar nga Bulqiza.

Shtetasi Ilir Turja ka mbërritur rreth orës 16-30 i pajetë në Spitalin e Burrelit dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen pa mundur të bëjnë dot gjë.

Viktima, nga Bulqiza, sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *