• |
ide | kryesore

Policia arreston autorin e sulmit me thikë në Pukë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Pukës pasi tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar. Të dy personat kanë qenë duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar.

Debati më pas ka degraduar në sherr dhe 35-vjeçari J.(K)Gj., e ka plagosur shtetasin A.Z., me thikë në trup. Ky i fundit mësohet se ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *