• |
ide | kryesore

Rikthehet në fushë në moshën 40 vjeçare: 14 muaj pasi tha lamtumirë, Eto’o zgjedh Spanjën

-Instant, Sport



Samuel Eto’o mund të kthehet në fushë 14 muaj pasi njoftoi tërheqjen. Sulmuesi kamerunas është në tratativa me Racing Murcia, klub i divizionit të tretë spanjoll. “Mundësia që të firmosë me ne është 50% – ka thënë presidenti Morris Pagniello për Radio Marca – Javën e ardhshme do të dimë nëse mund ta blejmë. Kemi investitorë në Meksikë e në Emiratet Arabe që mund të mbështesin ekonomikisht operacionin”.

Në moshën gati 40 vjecare, Samuel Eto’o mund të kthehet në fushë pas dicka më shumë se një viti nga tërheqja zyrtare e njoftuar në 7 shtator 2019. Ish-sulmuesi i Inter e Barcelonës vetëm një javë më parë ishte viktimë e një aksidenti rrugor të rrezikshëm ndërsa kthehej nga martesa e të vëllait në Kamerun. Në përplasjen me kampionin Eto’o, e ata që udhëtonin me të, dolën në mënyrë të pabesueshme të paprekur nga aksidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *