• |
ide | kryesore

Scott Disick në lidhje dashurie me modelen Amelia Hamlin

-Instant, Paparazzi, Slider



Ata fillimisht u spekuluan për një lidhje dashurie pasi arritën së bashku në festën e ditëlindjes së Kendall Jenner.

Dhe Scott Disick, 37 vjeçar, dhe Amelia Hamlin, 19 vjeçare, duket se kanë konfirmuar romancën e tyre teksa u panë në krahët e njëri-tjetrit duke shijuar një ditë në Malibu. Disick u shfaq përkrah partneres së tij të re, të cilët shfaqen mjaft të lumtur duke shëtitur përreth plazhit. Hamlin dukej në formë të mahnitshme në një palë bikini me lule e me një palë syze dielli. Modelja, e cila do bëhet 20 vjeçe në qershor të vitit 2021, pamjen e kompletoi me disa aksesorë rreth qafës.

Scott në anën tjetër u shfaq shumë komod në një palë tuta të shkurtra dhe një triko të zezë. Kjo lidhje e Disick vjen pas një sërë romancash me modele të njohura, ku më parë ka qenë i martuar me yllin e “Keeping Up with the Kardashians”, Kourtney Kardashian.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *