• |
ide | kryesore

Shkolla “Ismail Qemali” në Vlorë vatër Covidi, deri tani 8 mësues pozitivë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Vlorë është kthyer në një vatër Covid-19.

Situata është tejet alarmante, teksa nga burimet bëhet me dije se 8 mësues janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Drejtori i kësaj shkolle gjithashtu vijon të jetë i prekur nga ky virus. Jashtë kamerave pohohet se edhe një numër i madh nxënësish kanë shfaqur simptoma, kanë bërë  tamponët dhe janë pozitivë.

Po ashtu edhe prindër të tyre sërish të prekur nga virusi,ndërsa mësimi vijon normalisht. Një numër i madh i nxënësve nuk e frekuentojnë mësimin për shkak të frikës, e pjesa tjetër për arsye shëndetësore.

Ky institucion arsimor është ndër më shqetësuesit në vend për nga numri i të prekurve me covid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *